Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili kishte postuar disa foto ku tregon pacientët duke pritur nëpër korridoret e QKUK-së.
“Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte”, kishte deklaruar ministri Ismaili.
E sot një qytetar ka raportuar te emisioni “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini se gjendja me radhët në QKUK vazhdon të mbetet e rëndë.
Sipas këtij qytetari, në repartin e Kardiologjisë në QKUK pacientët presin në radhë për të bërë pagesë ndërsa personeli nuk është aty.
Sporteli duhet të hapet në orën 7:00, ndërsa pacientet detyrohen të presin deri në orën 7:30./Telegrafi/