Telegrafi

Radhë të gjata në qendrën e vaksinimit në Ferizaj

Radhë të gjata ka pasur sot qysh në orët e mëngjesit në qendrën e vaksinimit antiCOVID në Ferizaj.

Qytetarët kanë raportuar në adresë të Telegrafit se mbi një orë po presin për t’i marr vaksinat.

“Kanë kaluar edhe terminët, nuk vlejnë asgjë… mbi 300 persona tu prit në radhë jemi…”, ka raportuar qytetari.

Ndryshe, qendrat e vaksinimit antiCOVID në Kosovë në fundjavë pushojnë. /Telegrafi/