Site icon Telegrafi

Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon vetëm me dy sportele

Radhë të gjata në Kakavijë. Në pjesën greke, radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri kanë qenë prezentë që në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke, ku po punohet vetëm me dy të tilla në dalje dhe po kaq në hyrje.

Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tri në dalje.

Fluks i hyrje-daljeve është regjistruar edhe në Kapshticë. /A2/Telegrafi/

Exit mobile version