Site icon Telegrafi

Radhë furqete – frizurë fantastike!

Disenjatorët dëshirojnë të ruajnë vëmendjen në kreacionet e tyre të modës më shumë se në modelet e frizurave. Andaj, dëshirojnë që frizurat të jenë të thjeshta, si p.sh. me bisht të rrafshët, pamje të lagësht, me pamje klasike dhe flokët të gjata natyrale me ndarje përmes, transmeton Telegrafi.

Si edhe gjithherë, këto frizura kanë qenë më të shpeshta në pistat e modës.

Flokët janë të krehura me dyll dhe të lakuara te qafa. Në vend të stolive, një sërë furqetash të radhitura në dy vende, nga njëra anë e kokës dhe prapa afër qafe.

/Telegrafi/
 

Exit mobile version