Telegrafi

Radha për “bombën” e Florianit (Video)

Pas suksesit të madh me bashkëpunimet e tyre, treshja simpatike e Shkupit kanë vendosur të vijnë me projekte solo.

Bëhet fjalë Adrianin, Lindonin dhe Florianin të cilët momentalisht janë artistët më të suksesshëm nga shqiptarët e Maqedonisë dhe ndër më të pëlqyerit në skenën muzikore mbarëshqiptare, transmeton Telegrafi.

Pas projektit “Dale” të Lindonit është radha e Florianit për të “goditur” me projektin e ri solo.

Artisti i ri për Telegrafin zbuloi se pas baladës për nënën do të vijë me shumë ritëm në këngën e re.

Kënga tashmë ka nisur realizimin e saj në studion e tyre “Brick Records” dhe e realizuar me videoklip pritet që të publikohet së shpejti.

Me projekt të ri pas Florianit do të vijë edhe Adriani ndërsa veç angazhimeve në studio artistët janë të angazhuar me koncerte në tërë Evropën./Telegrafi/