Site icon Telegrafi

Radev: Vizita e presidentes Siljanovska-Davkova nuk ishte shtetërore

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot sqaroi situatën në lidhje me mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Ai tha se kjo nuk ishte as vizitë shtetërore dhe as pune e kryetares Siljanovska-Davkova.

“Të jetë e qartë, kjo nuk ishte as vizitë shtetërore e as punë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë një vizitë shtetërore, e cila do të jetë me të gjitha ceremonitë zyrtare sipas protokollit dhe do të kontribuojë edhe në marrëdhëniet tona”, tha sot Rumen Radev.

Radev theksoi se takimi në Sofje ishte konstruktiv dhe me ton të mirë, duke shtuar se kishte ftesë për të vizituar Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version