Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili sot u takua me Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera.
“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, sepse problemet tona janë të zakonshme, ato nuk janë të izoluara. Natyrisht, përveç bashkëpunimit institucional, më e rëndësishmja është lidhja e infrastrukturës, prandaj është e nevojshme të përshpejtohet lidhja hekurudhore mes dy vendeve, të vetmet në Ballkan që nuk janë të lidhur në këtë mënyrë, dhe natyrisht Korridori 8”, tha Radev.
Ai i ofroi të gjitha burimet e disponueshme me të cilat është e mundur bashkëpunimi më i mirë në të gjitha fushat, kryesisht në drejtim të anëtarësimit në BE./Telegrafi/