Site icon Telegrafi

Radev: Bullgaria e pranon marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Bullgaria është e brengosur nga eskalimi në Maqedoni në lidhje me marrëveshjen e emrit, tha Kryetari i Bullgarisë Rumen Radev sot në konferencën në Sofje pas takimit me Kryetarin Gjorgje Ivanov.

Radev bëri thirrje të mos jetë pjesëtar por edhe prijës i dialogut mes institucioneve të Republikës së Maqedonisë, sepse, ashtu siç theksoi ai, është e nevojshme për arritjen e prioriteteve strategjike — anëtarësim në BE dhe NATO.

Bullgaria pranon marrëveshjen mes Maqedonis dhe Greqisë për emrin, posaçërisht me atë se do t’i tërheq pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë ne BE – NATO, tha Radev.

Kryetari i Shtetit të Maqedonis Gjorgje Ivanov në Sofja duhej të takohet me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe ministrja e Punëve të jashtme Ekaterin Zaharieva, por takimet u anuluan në momentin e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të fqiut tonë. Pozicioni ynë është e qartë, ashtu si edhe i gjithë faktori ndërkombëtar. Është i qartë pozicioni i Kryetarit të Maqedonisë. Qeveria e Bullgarisë nuk sheh arsye të shfrytëzoj debatet e brendshme në Shkup. Primare për zhvillimet e ardhshme të shtetit fqinj është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo nuk diskutohet, theksohet në deklaratën e Qeverisë e Bullgarisë./Telegrafi/

Exit mobile version