E veçanta e kartelave të linjës FleX (po edhe modelit të ri) është zgjedhja e kujdesshme e video-konektorit, i cili u mundëson përdoruesve lidhje më të thjeshtë me tre monitorë në mënyrën e punës Eyefinity.
‘Sapphire Radeon HD 6950 FleX Edition’ ka nga dy DVI dhe mini DisplayPort, dhe një HDMI konektor, ndërsa përdoruesit mund t’i lidhin monitorët përmes dy DVI dhe HDMI.
Krahas mundësive të përmendura- dizajnit joreferues PCB dhe ftohjes, si dhe ndërprerësit dual BIOS- bëhet fjalë për një Radeon standard HD 6950, me takte GPU nga 800 MHz dhe 5 GHz për memorie 2 GB GDDR5. /Telegrafi/