Regjisori dhe skenaristi Luan Kryeizu, i cili është duke përgatitur filmin për Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, thotë se është në përfundim të dorës së fundit të skenarit për filmin.
Derisa teksti ende nuk është përfunduar, për rolin e Adem Jasharit kanë ardhur disa propozime.
Sipas Kryeziut, në mesin e tyre edhe aktori serb Rade Serbexhija është shprehur i gatshëm që të luajë rolin e komandantit të UÇK-së. Ai thotë se aktori i njohur është lidhur me regjisorin të nëpërmjet aktorit Enver Petrovci.
“Arsyeja ka qenë e çuditshme, duke thënë se ‘unë si serb e pranoj dhe e luaj rolin e Adem Jasharit, atëherë e gjithë bota do ta pranoj Adem Jasharin’”, thotë Kryeziu, teksa tregon se e ka refuzuar këtë propozim. /Klan Kosova/