Site icon Telegrafi

Radarit ia tregoi prapanicën

Një burrë kaloi  disa herë para kamerës së kontrollit rrugor në qytetin Hamm të Gjermanisë. Automobili ishte me tabela të huaja regjistrimi. Kur policia po kontrollonte xhirimet, ata panë se në pesë xhirime ishte i njëjti automobil që drejtonte në shpejtësi 70 km/h e që është 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Por ata panë se shoferi po buzëqeshte, ndërsa burri tjetër përpara kishte zbuluar prapanicën e tij.

Christian Strasen, zëdhënës i qytetit Hamm, tha se shoferi do të paguajë dënim katërshifror, do të dënohet me 11 pikë dhe do t’i konfiskohet patentë shoferi për një muaj. Ndërsa udhëtari tjetër ulur përpara ende nuk është identifikuar nga policia. Ai do të paditet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/

Exit mobile version