Site icon Telegrafi

Racizmi: Adoleshentja myslimane goditet në fytyrë me mish derri nga një burrë (Video)

Një burrë është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi kishte goditur një fytyrë një adoleshente myslimane me mish derri.

Alex Chiver 36-vjeç, mund të shihet në videon e publikuar më poshtë duke vrapuar në drejtim të vajzës që po ecte në trotuar në pjesën veriore të Londrës së bashku me nënën, kur në një moment e godet në fytyrë me produkte të derrit, që sipas besimit Islam konsiderohet “haram”, transmeton Telegrafi.

Përveç që kreu sulmin, Chiver dëgjohet duke i thënë nënës së vajzës “mbeturina e ISIS-it”, duke iu referuar organizatës terroriste Shteti Islamik.

Policia metropolitane ka bërë të ditur se edhe pse adoleshentja nuk është lënduar në këtë sulm, ajo ishte shqetësuar nga sulmi i paprovokuar. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version