Site icon Telegrafi

Rachel Zegler thyen heshtjen mbi polemikat e “Borëbardhës” mes ndryshimeve të papritura nga Disney

Rachel Zegler ka thyer heshtjen mbi polemikat rreth versionit të ri live-action të “Borëbardhës”, i cili pritet të dalë në kinema më 21 mars.

Aktorja 23-vjeçare, e njohur për rolin e saj në “West Side Story”, u pyet nga TMZ në lidhje me kritikat ndaj filmit ndërsa mbërriti në aeroportin LAX.

E pyetur si ndihej për daljen e filmit, ajo u përgjigj shkurt: “Ndihem mrekullueshëm, faleminderit”, duke shmangur komentet mbi polemikat, shkruan DailyMail.

Disney ka zvogëluar premierën në Los Angeles, duke reduktuar praninë e mediave dhe duke anuluar premierën në Londër.

Kjo vjen mes kritikave ndaj zgjedhjeve të filmit, përfshirë mungesën e xhuxhëve dhe ndryshimet në narrativë.

Rachel është kritikuar për komentet e saj mbi skenarin, ku ka quajtur princin një përndjekës dhe ka theksuar se Borëbardha e re nuk ka nevojë të shpëtohet nga një burrë.

Ndërkohë, bashkë-ylli i saj, Martin Klebba, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si Disney ka menaxhuar premierën dhe promovimin.

Sipas “The Hollywood Reporter”, Disney ka “zero besim” në film dhe po përpiqet të kufizojë polemikat, ndërsa Zegler dhe Gadot po marrin pjesë në promovime të përzgjedhura.

Një shfaqje sekrete është mbajtur në një kështjellë në Segovia, Spanjë, larg vëmendjes së mediave. /Telegrafi/

Exit mobile version