Telegrafi

Rachel McAdams është bërë nënë

(Foto: Getty Images)

Rachel McAdams është bërë nënë për herë të parë dhe siç bëjnë të ditur mediat amerikane, ka sjellë në jetë një djalë.

Aktorja është në lidhje me skenaristin Jamie Linden qe disa muaj dhe mediat raportojnë se ai është baba i fëmijës.

(Foto: Getty Images)

Sipas revistës People, 39-vjeçarja e ka fshehur shtatzëninë nga mediat dhe publiku, mirëpo në muajin shkurt ishte fotografuar në aeroportin e Torontos, me ç’rast ishte mësuar se priste fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rachel McAdams

Në muajt e fundit, ajo nuk është paraqitur në evenimentet publike duke përfshirë edhe promovimin e filmit të saj, “Game Night”.

Rachel asnjëherë në të kaluarën nuk e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me Lindenin, përkundër se fotoreporterët disa herë i kanë kapur bashkë nëpër darka në Los Angeles. Po ashtu, ata ishin parë bashkë edhe në një dasmë në Paris.

(Foto: Getty Images)

Para tre vitesh, McAdams në një intervistë për Marie Clare kishte dhënë se dëshironte të krijojë familje dhe të lindë disa fëmijë.

Duket se më në fund ajo ka vendosur që t’i përkushtohet edhe jetës personale, pos asaj profesionale. /Telegrafi/