Telegrafi

Racat më të mira të qenve për banesën: Atyre nuk u bien qimet, nuk lehin dhe duan të flenë

(Fotoilustrim: Unsplash)

Adhuruesit e qenve e dinë se sa e vështirë është nëse nuk keni një kafshë shtëpiake me vete, por me jetesën në një banesë, ndonjëherë është e vështirë të realizohet ajo dëshirë.

Racat më të mira të qenve për banesën

Kur zgjidhni një racë qeni për banesën tuaj, ju me siguri do të kërkoni qen që sa më pak i bien qimet dhe që të janë më të vegjël, si dhe ata që më shumë e duan gjumin sesa vrapimin.

Pavarësisht nëse po mendoni se cilin qen të zgjidhni për banesën, është shumë e rëndësishme që ta lejoni atë të ta nxirrni jashtë në natyrë të paktën një herë në ditë, sepse në të kundërtën ai mund të bëhet letargjik ose i shqetësuar.

Qentë të cilëve nuk u bien qimet

Nëse jeni duke kërkuar për një qen që nuk i bien qimet për shkak të alergjive ose thjesht higjienës dhe pastërtisë më të mirë në banesë, ju mund të zgjidhni qen hypoallergenic. Disa nga këta qen janë qimegjatë, por kaçurrelë që nuk u bien qimet ose nuk shkaktojnë alergji.

Qen që nuk u bien qimet nuk janë në numër të madh, por këtu janë disa prej tyre: Pudla – e vogël, miniaturale dhe mbretërore, Terrier maltez dhe tibetan, Bichon, Terrier skocez, Terrier blu Kerry, • Schnauzer – miniatural dhe i zakonshëm, Terrier kufitar, Terrieri Yorkshire, • Labradoodle, Qen ujor portugez.

Qen të vegjël

Nëse qimet e qenve në banesë nuk janë problem për ju, përsëri do të ishte mirë të konsideronit zgjedhjen e një race më të vogël të qenve për banesën për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më të thjeshtë për ju. Qentë e tillë trajnohen lehtë, u pëlqen të luajnë, por nuk do të jetë problem për ata të qëndrojnë dhe të flenë pjesën më të madhe të ditës.

Këto janë: Havanese – nuk peshon më shumë se shtatë kilogramë, Royal spaniel – një qen shumë inteligjent që nuk kërkon shumë aktivitet, Bulldog francez – i vogël dhe i pëlqen të flejë gjumë, Pug – një qen i vogël me një personalitet të shkëlqyeshëm, Shih Tzu – qen që i duan qentë dhe njerëzit e tjerë.

Qen që nuk lehin

Ndërsa do ta keni të vështirë të gjeni një qen që nuk leh kurrë, ka nga ata për të cilët thjesht nuk është një shprehi. Sigurisht, ata do të reagojnë duke lehur nëse ata ose ju ndodheni në rrezik, por rrallë kjo do të jetë mjeti i tyre kryesor i komunikimit. /Telegrafi/