Telegrafi

Rabiot te Napoli shkaku i Ancelottit?

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot thuhet se është dëgjuar teksa thotë ‘nëse Carlo Ancelotti është atje, unë do të shkoj menjëherë në Napoli’.

Mediumi spanjoll Mundo Deportivo raportoi të enjten se Juventusi ishte duke e kryesuar garën për shërbimet e Rabiot.

Por, tani mediumi italian CalcioNapoli24 pretendon emërimi i Ancelottit si trajner i ri i Napolit “ka ndryshuar gjërat”.

Lexo po ashtu Juventusi pas Rabiotit

Ky medium shpjegon se francezi mund të zëvendësojë Marek Hamsikin, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me lëvizjet në Kinë.

Adrien Rabiot (Getty Images)

Rabiot thuhet se do të kërkojë një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon dhe i ka kërkuar përfaqësuesve të tij të negociojnë me Napolin.

Mesfushori francez shënoi pesë gola dhe shtatë asistime në 49 paraqitje konkurruese për PSG gjatë sezonit 2017-18, duke fituar tre trofe brenda Francës.

Lexo po ashtu Rabiot, transferimi i parë i Emeryt te Arsenali?

Në garë për shërbimet e francezit është edhe Arsenali, pasi trajneri i ri, Unai Emery, gjithashtu ka punuar së bashku me Rabiot te PSG.

Për më tepër, 23-vjeçari mund të ndërroj ambient pasi u tërhoq nga lista e kombëtares franceze për Kupën e Botës. /Telegrafi/