Telegrafi

Rabiot refuzon edhe një ofertë nga PSG, Liverpooli gati t’ia plotësojë kërkesat francezit

SINGAPORE - JULY 28: Aaron Ramsey of Arsenal challenges Adrien Rabiot of Paris Saint Germain for the ball during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Adrien Rabiot vazhdon t’i rezistojë ofertave nga klubi i tij aktual Paris Saint Germain për vazhdimin e kontratës.

Kampionët aktual të Ligue 1 së fundmi i bënë një ofertë të re për katër vite por që Rabiot i refuzoi.

PSG i ka ofruar një pagë vjetore prej shtatë milionë euro në stinor, ofertë që nuk e ka bindur reprezentuesin francez.

23-vjeçari i ka bërë të qartë klubit se nuk do të rinovojë kontratën nëse nuk i ofrohet pagë vjetore prej 10 milionë euro në stinor.

Kontrata aktuale e mesfushorit me klubin parisien skadon në verën e vitit 2019 dhe nëse nuk rinovon ai do të largohet si futbollist i lirë.

(Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

Por duket se Liverpooli është shprehur i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat mesfushorit shtatlartë.

Mediat angleze kanë raportuar se Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e Rabiotit pas problemeve shëndetësore të Keitas dhe mos përshtatjes së Fabinhos.

The Reds janë gati t’i përmbushin kërkesat e Rabiot duke i ofruar një pagë vjetore prej 10 milionë eurove në stinor.

Në garë për francezin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Juventus dhe Milan. /Telegrafi/