Telegrafi

Rabiot nuk është bashkuar ende me Juventusin, kërkon largimin drejt Anglisë

Adrien Rabiot u bashkua me Juventusin në verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Paris Saint Germainin, por duket se vetëm pas një sezoni me fanellën bardhezi, do të largohet edhe nga Torino.

Gjatë këtij sezoni mesfushori francez ka luajtur vetëm 17 ndeshje dhe një pjesë të mirë të tyre nga banka.

Pikërisht për këtë arsye, Rabiot ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të pranojnë ofertat në drejtim të tij, pasi dëshiron të transferohet në një skuadër ku të mund të luajë rregullisht.

Pikërisht dëshira për t’u larguar ka bërë që ai nuk është kthyer ende në Torino për të rinisur stërvitjen me skuadrën, pasi duket se e ka ndarë mendjen për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Juventusin.

Për 25-vjeçarin ka interesim nga klube si Manchester United dhe Everton.

Juventusi që shpenzoi vetëm 10 milionë euro komision mund ta lërë të lirë për 40 milionë euro. /Telegrafi/