Telegrafi

Rabiot mendon të luajë në Angli

Adrien Rabiot ka shprehur dëshirën që të luajë në futbollin anglez.

Mesfushori i Paris Saint-Germainit ka kaluar një periudhë të shkurtër në Angli, te skuadra e Manchester Cityt, para se të kthehej sërish në kampionatin francez.

Mirëpo, ai shpreson që një ditë t’i jepet sërish mundësia për të luajtur në Ligën Premier, transmeton KosovaPress.

“Kam kaluar shumë mirë në Angli. Atje e kam dashur edhe jetën jashtë futbollit”, ka deklaruar Rabiot.

“I kam premtuar vetes se një ditë do të kthehem sërish. Është një ëndërr e kamotshme e imja që të luaj në Angli”, ka shtuar reprezentuesi francez.