Site icon Telegrafi

Rabiot: Juventusi ishte zgjedhje që erdhi nga zemra

(Foto: Getty Images)

Pas nënshkroi rinovimin e kontratës me Juventusin, Adrien Rabiot është shprehur krenar që është futbollist i Zonjës së Vjetër duke thënë se vendimin e mori nga zemra.

Bianconerët konfirmuan të martën se francezi e ka vazhduar për një vit qëndrimin me kontratën që e lidh deri në fund të sezonit 2023/2024.

28-vjeçari kishte kontratë deri në fund të këtij muaji dhe ka pasur oferta nga klube të shumta evropiane, mirëpo ka vendosur të qëndrojë në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi largon të gjitha klubet nga Rabiot me kontratën e re

“Jam i lumtur dhe krenar që mund të konfirmoj se do të jem futbollist i Juventusit sërish sezonin e ardhshëm”.

“Vendimi im vjen nga zemra, jam shumë i lidhur me këto ngjyra dhe me këtë fanellë. Juventusi është shtëpia ime”, ka thënë për kanalin e Juves të transmetuar në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version