Site icon Telegrafi

Rabiot e thotë publikisht: Juventusi im është për titullin e kampionit

Fitorja ndaj Romës ka ngritur oreksin te Juventusi, me bardhezinjtë që triumfuan në derbi me rezultat minimal 1-0.

Ishte mesfushori francez Adrien Rabiot që realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje për t’i dhënë tre pikë të mëdha Zonjës së Vjetër.

Përkundër se janë skuadra që po rivalizon Interin, askush te Juventusi deri më tani nuk ka deklaruar se janë për titullin kampion, duke larguar presionin nga vetja.

Megjithatë mesfushori francez nuk fshihet më dhe ka thënë se Juventusi i tij është në garë për titullin e kampionit.

“Pamë ndeshjen e Interit të premten dhe e dinim që ishte një mundësi mjaft e mirë për t’u afruar me ta”.

“Nuk mund ta fshihemi më. Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi. Duam të fitojmë dhe e dimë që kemi shumë mundësi t’ia dalim”, deklaroi mesfushori francez.

Lexo po ashtu Juventusit si zakonisht i mjafton një gol në derbi, mposht Romën dhe i bëhet hije Interit

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, Inter zë vendin e parë me 45 pikë dy më shumë se Juventusi në vendin e dytë.

Ndërkohë Milani ka mbetur i treti me 36 pikë dhe duket shumë e vështirë që kuqezinjtë të futen në garë për titullin duke parë ecurinë fantastike të Interit dhe Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version