Site icon Telegrafi

Ra prej litarit të tendosur nga tetë metra lartësi, ngrihet dhe përshëndetë me dorën e thyer (Video, +16)

Sergey Marakov ishte duke ecur mbi litarin e tendosur të cirkut që po zhvillohej në Bratsk të Rusisë, kur ra papritmas.

Si pasojë e rënies prej tetë metrave e theu dorë, por kjo nuk e ndaloi të ngrihej sërish dhe të përshëndeste të pranishmit, transmeton Telegrafi.

“Jemi të mësuar edhe si të biem, por e pësoi dora. Shfaqja vazhdon edhe pa mua, pasi nuk mund të lëvizë me allçi”, ka thënë Marakov.

Pos dorës së thyer, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim tjetër dhe së shpejti pritet t’i kthehet shfaqjeve, ndërsa aksidenti nuk i ka shkaktuar aspak problem në vetëbesim.

“Nuk ishte faji te unë, shtylla nuk e mbanin litarin si duhet dhe rashë poshtë. Do të kthehem edhe më i fortë”, ka përfunduar atleti. /Telegrafi/

Exit mobile version