Site icon Telegrafi

Ra nga teleferiku, mjeku kujdestar flet për gjendjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Personi i cili ka rënë sot aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë ka shpëtuar pa lëndime serioze, ai ka marrë vetëm disa gërvishtje të vogla në kokë dhe gjoks nga rënia e papritur.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Avdi Tahiri.

“Është liruar për në shtëpi që dy orë, gjendja e tij ka qenë e mirë, nuk ka pasur ndonjë frakturë por vetëm disa gërvishtje të vogla në kokë dhe gjoks”, ka thënë Tahiri.

Lexo po ashtu Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë

Mjeku Tahiri, gjithashtu tha se i ka dhënë atij disa rekomandime, se në qoftë se ndihet keq të bëjë sërish kontroll në qendra të mjekësisë familjare.

Ndryshe, shkaqet që kanë çuar tek rënia e 30-vjeçarit ende nuk dihen./Telegrafi/

Exit mobile version