Site icon Telegrafi

Ra nga shkëmbi në detin e trazuar, dallgët për pak sa nuk ia morën jetën – australiani hidhet në ujë për ta shpëtuar të bijën

Një vajzë 8-vjeçare nga Australi është duke luftuar për jetë, pasi ka rënë nga një shkëmb në detin e trazuar, ku humbi vetëdijen nga dallgët e trazuara që për pak e çuan drejt vdekjes.

Asaj ia shpëtoi jetën babai që u hodh në ujë për ta shpëtuar, e atij i dolën në ndihmë edhe disa persona tjerë, transmeton Telegrafi.

Babai dhe një kalimtar rasti i mbajtën kokën vajzës mbi sipërfaqen e ujit, derisa dikush nga jashtë u hodhi litar për t’i nxjerrë.

Në fund, ekipet e shpëtimit arritën me jet-ski dhe vajzën e vendosën në barelë, me të cilën e nisën drejt spitalit për trajtim.

Po të mos ishte helikopteri i spitalit që e priste në brigje dhe po të mos dërgohej me urgjencë në spital në Brisbane, ajo ndoshta sot do të ishte e vdekur.

Megjithatë mbetet në gjendje kritike dhe po lufton për jetë, shkruajnë mediat australiane. /Telegrafi/

Exit mobile version