Telegrafi

Ra nga kati i dhjetë, mbi tendën ku shiteshin ushqime – katërvjeçari shpëtoi pa asnjë lëndim

Fëmija katërvjeçar që ra nga kati i dhjetë, i një ndërtese në Nonthaburi të Tajlandës, ka shpëtuar pa asnjë lëndim, nga rënia që mund të ishte fatale për të.

Derisa ishte duke luajtur me të vëllanë, ai kaloi rrethojat e ballkonit që ndodhet në 30 metra lartësi dhe ra mbi një tendë, poshtë së cilës po shiteshin ushqime, transmeton Telegrafi.

Shtresa e tendosur e pëlhurës e minimizoi rënien, megjithëse e hodhi anash, mbi një tavolinë plastike, që u thye në tërësi.

Të pranishmit qëndruan pranë fëmijës, derisa arriti njësiti i ndihmës së shpejtë, që e mbështolli për të siguruar që të mos të ketë ndonjë lëndim tjetër, derisa të dërgohej në spital.

Atë e kanë mbajtur në spital për një natë, që të sigurohen nëse ka ndonjë thyerje, ndërsa është lëshuar në shtëpi, pasi është në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/