Pushuesi i paemëruar që ndodhej pranë një pishine në Nevada të Shteteve të Bashkuara, është rrëzuar teksa vallëzonte – pa arritur ta shpëtonte telefonin.
Derisa mahitej para miqve dhe bënte lëvizje qesharake, ai humbi balancën dhe ra në ujë me gjithë rrobe, transmeton Telegrafi.
Gjëja e parë që bëri pasi që humbi tërësisht nën sipërfaqen e ujit, ishte të kërkonte telefonin në xhep, por duket se ishte shumë vonë.
Ngjarja që ka ndodhur para tri vitesh, është shpërndarë tani dhe po bën xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/