Telegrafi

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën e moshuara në Dimal

Një e moshuar 71-vjeçare ka humbur jetën në një fshat të Dimalit, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Goriçan, aty ku shtetasja Sh.D., është gjetur nga të afërmit në banesë pa shenja jete.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikat e ngjarjes së rëndë. /A2 CNN/