Telegrafi

Ra në humnerë derisa po skijonte, vdes një i ri në Brezovicë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se në Brezovicë ka ndodhur një aksident, ku një person është lënduar rëndë duke skijuar.

Ai ka theksuar se njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Informatën e kemi marrë rreth orës 14:10 dhe menjëherë njësitet përkatëse janë nisur në drejtim të Brezovicës, megjithëse rruga është shumë vështirë e kalueshme”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ndërkohë, klankosova shkruan se personi në fjalë, derisa po skijonte ka rënë në humnerë, ku si pasojë edhe ka vdekur, duke shtuar se bëhet fjalë për një student të arkitekturës që vinte nga Ferizaj. /Telegrafi/