Trupi i 40-vjeçarit Aurel Ndoni, i cili ra në det teksa peshkonte një ditë më parë në zonën e Porto Romanos, nuk është gjetur ende.
Kërkimet për 40-vjeçarin vijojnë nga nga palumbarët e RENEA-s. Familjarët janë gjithashtu në kërkim të tij përgjatë bregut të detit, ndërsa presin me ankth gjetjen e trupit.
Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërheq nga rryma. Të dielën, ai kishte dalë për peshkim me të vëllanë dhe një person tjetër në zonën e Porto Romanos. Të dielën rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, Aurel Ndoni bashkë me vëllanë dhe një tjetër person.
Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. /Telegrafi/