Derisa po ngjitej në kulmin e një garazhe, që ndodhet diku në Britani të Madhe, një punonjës ka pësuar një moment të pazakontë.
Shkallët e mbështetura për muri, i rrëshqitën në pllakat e lëmuara, por ai ra me të dy këmbët në tokë, transmeton Telegrafi.
Madje, sikur të mos të ndodhet asgjë, i ktheu sërish shkallët dhe provonte të gjente zgjidhje për rregullimin e kulmit.
“Unë më nuk do të ngrihesha, do thyeja çdo pjesë” si dhe “qenka mësuar me rrëzimet, tash i shmangë mirë” ishin dy prej komenteve të shumta.
Sikur të humbte kontrollin, nuk do të shpëtonte pa ndonjë lëndim të konsiderueshëm. /Telegrafi/