R Kelly ka bërë të ditur se asnjë nga koncertet e tij nuk janë anuluar.
Katër nga vendet ku këngëtari do të performonte kanë thënë që do të anulojnë koncertet, për shkak të shitjes tejet të ulët të biletave, pas skandalit të fundit të tij.
Ndërsa R Kelly përmes një videoje ka thënë që asnjë koncert nuk do të anulohet, përderisa ishte rrugës duke shkuar për të performuar në Michigan, transmeton Klan Kosova.
Këtë fundjavë, ai pritet të performojë edhe në Detroit.