Telegrafi

R Kelly pranon gabimet jetësore përmes këngës 19 minutëshe

R. Kelly (Foto: Mike Pont/Getty Images/Guliver)

R Kelly u është përgjigjur akuzave të shumta për sjellje të pahijshme seksuale duke publikuar një këngë 19 minutëshe.

Në këngën e publikuar në faqen SoundCloud, pranon mosbesimin, por mohon akuzat për pedofilinë dhe seksin jo konsensual.

Ai thotë se pranon që ka tradhtuar çdo femër të jetës së tij, por kurrë nuk ka arritur të prekë me dorë një fëmijë apo të kryejë veprime të turpshme me ta. Përgjigja vjen pas investigimeve të rrjetit BBC.

“Nuk i kam respektuar këto femra. Merreni karrierën time dhe kthejeni përmbys sepse prej saj kam arritur të kem shumë femra”, lexohet ndër rreshtat e tekstit.

Më pas këngëtari i famshëm i R&B flet për çmenduritë që i është dashur të dëgjojë ndër vite, kur e kanë quajtur vazhdimisht një pedofil.

Kujtojmë se BBC kishte publikuar një dokumentar, gjatë të cilit dolën në dritë akuza të reja nga ish të dashurat e artisitit.

Në fund të këngës “I Admit”, R Kelly thotë se kurrë nuk e kishte imagjinuar se si një artist i madh si ai, do të përfundonte të ishte kaq i përçmuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=l4IwqfjN1uI