Site icon Telegrafi

R.E.M. edhe burrat i bën të qajnë

“Kënga e shkruar mirë me të cilin njerëzit mund të lidhen shpirtërisht dhe ta bashkëndiejnë është ajo që ju bënë të qajë. E veçanta e këtyre këngëve është se ajo mund t’i prekë edhe burrat më të fortë”, tha Ellish Rich, i cili udhëhoqi këtë hulumtim.

Në fillim të këtij viti, këngën “Everybody Hurts” e zgjodhi Simon Cowell si këngë e cila duhet të këndohet gjatë një koncerti bamirësie për viktimat e tërmetit në Haiti. Në vendin e katërt të top listës gjendet Sinead O’Connor me këngën “Nothing Compares 2 U” ndërsa ajo pasohet me hitin e U2 “With or Without You”.

Kënga “The Drugs Don’t Work” e grupit The Verve u rendit e gjashta, ndërsa “Candle in the Wind” e Elton Johnit zë vendin e shtatë. Bruce Springsteen u rendit i teti me hitin “Streets of Philadelphia” ndërsa e ndjekë kënga “Unchained Melody” e Todd Duncan. Vendin e fundit e zë Robby Williams dhe kënga e tij “Angels”. /Telegrafi/

Exit mobile version