Francois është qyteza e vogël në pjesën lindore të Kanadasë, ku nuk përdoren veturat dhe nuk ka spitale, ndërsa për të shkuar në qytetin më të afërt, duhet të lundrohet për 260 kilometra.
Të gjithë 75 banorët që jetojnë aty njohin njëri-tjetrin, derisa janë vetëm dhjetë fëmijë që shkojnë në shkollë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk ka restorante apo bare, ata mblidhen që të shoqërohen në një shesh, ku dërgojnë pije dhe ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi.
Të ardhurat e tyre ata i sigurojnë nga peshqit dhe gaforret që i zënë në det, ndërsa i shesin në qytetet pranë.
Në përpjekje që të rritet numri i vendasve, në këtë qytezë mund të ndërtohet ku do që dëshiron banori i ri, por ende askush nuk ka aplikuar për të shkuar atje. /Telegrafi/