Kantina Dora Sanchese, që ndodhet në regjionin Abruzzo, në afërsi të Romës dhe Ortonës, e ka krijuar një fontanë nga e cila do të rrjedhë verë, 24 orë në shtatë ditë të javës.
Megjithëse kjo nuk është një fontanë si Trevi i famshëm, por do të sjell lëngun sapo të jetë shtypur butoni, transmeton Telegrafi.
Kjo është ndërtuar për banorët, vizitorët e shumtë si dhe pelegrinët që kalojnë në të ashtuquajturën rrugën e Shën Tomasit.
Derisa shumë e kanë konsideruar si formë të marketingut, të tjerë janë shprehur të kënaqur me verën e shijshme që jepet falas.
Në anën tjetër, zyrtarë të kantinës kanë kërkuar që ky vend të mos shfrytëzohet për qëndrim të gjatë, nga frika se mund të mblidhen pijanecët. /Telegrafi/