Për shumë vende të botës një ndër problemet më të mëdha është papunësia dhe mos krijimi i vendeve të punës për të rinjtë që iu bashkohen për çdo vit tregut të punës.
Është një vend në Bashkimin Europian ku nuk ka papunësi e rrjedhimish nuk ka as krime e as polici.
Duket e pabesueshme por ky është qyteti i pazakontë Marinaleda, që ndodhet në Spanjë.
Popullsia e këtij qyteti që ndodhet pak kilometra larg nga Sevilja ka 2750 persona dhe 2650 prej tyre punojnë në kooperative ku secili merr një pagë prej 1200 euro në muaj.
Qyteti u jep ndihmë banorëve për të ndërtuar shtëpitë e tyre duke u huazuar materialet, por me kush që të mos i shesin.
Dhe për të shlyer materialet e huazuara banorët duhet të paguajnë 15 euro në muaj. /Telegrafi/