Site icon Telegrafi

Qyteti vegjetarian

Duke filluar nga kjo javë, në Ghent do të jetë një ditë e rregullt pa mish, kur zyrtarët e qytetit dhe anëtarët e këshillit të qytetit do të zgjedhin drekën e tyre nga menyja vegjetariane.

Zyrtarët publik dhe politikanët fillimisht do të heqin dorë nga mishi, derisa shembulli i tyre më pas do të ndiqet nga shkollat me ditën e tyre të perimeve në muajin shtator.

Iniciatorët shpresojnë që me këtë do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të fillojnë betejën kundër trashësisë.

Exit mobile version