Ju kujtohet lajmi se Talin është qyteti i parë në BE, i cili prezantoi transportin publik falas? E pikërisht ky eksperiment u ka sjellë atyre 20 milionë euro.
Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, që nga viti 2013, udhëtimi me autobusë, tramvaje dhe trolleybuse për 420 mijë banorët e këtij qyteti është pa pagesë.
Kështu, qytetarët që banojnë në Talin, kryeqytetin e Estonisë, çdo dy vjet për transport publik duhet të paguajnë vetëm nga dy euro.
Siç bëhet e ditur, me këto para ata blejnë të ashtuquajturën “kartoni i gjelbër” i cili përdoret për një numër të pakufizuar të udhëtimeve.
Por si është e mundur që qyteti në këtë mënyrë nuk krijon humbje – përkundrazi, tashmë në buxhetin e vet ka arkëtuar gati 20 milionë në vit?
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, transporti publik është i financuar pjesërisht nga taksat e qytetarëve që banojnë në Talin.
Përveç kësaj, transporti është pa pagesë vetëm për banorët e Talin. Të gjithë të tjerët paguajnë çmimin e plotë të biletës prej 2 euro për udhëtim, kjo, së bashku me taksat, një mënyrë shtesë për të fituar para.
Një përfitim shtesë i transportit të lirë publik është kujdesi i drejtpërdrejtë i mjedisit.
Që nga prezantimi i projektit, përdorimi i shërbimeve të transportit publik është rritur me 6 për qind, ndërkohë që përdorimi i makinave është ulur me 5 për qind. /Telegrafi/