Nga sot të gjithë ata që shkelin ligjin duke bërë̈ vepra penale, duke dëmtuar e ndotur hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi do të identifikohen nga Policia përmes kamerave të sigurisë̈ dhe do të dënohen sipas legjislacionit në fuqi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë̈ tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal si dhe me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, kanë përuruar sistemin e sigurisë përmes instalimit të kamerave në 40 lokacione në qytetin e Skenderajt.
Jashari bëri të ditur se nga sot lëvizjet në Skenderaj do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia përmes këtyre kamerave.
“Kështu synohet që të reduktohen edhe më shumë dukuritë̈ negative dhe ndotja e dëmtimi i hapësirave publike dhe mjedisit në përgjithësi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon”, tha nder të tjera Kryetari Jashari.
Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, falënderoj Kryetarin Jashari si dhe komunën për këtë projekt duke thënë se këto kamera do të ndihmojnë policinë ne punën e tyre.
Sipas statistikave zyrtare të Policisë̈ së Kosovës, viteve të fundit është shënuar rënie drastike e incidenteve dhe kështu me instalimin e këtyre kamerave do të arrihen edhe më shumë rezultate pozitive në rritjen e nivelit të sigurisë̈ së qytetarëve të Skenderajt.