Qyteti i Shkupit ka vendosur që t’i pastrojë përmendoret të cilat janë spërkatur me ngjyrë gjatë protestave të ”Revolucionit laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë arsye, nga qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se është angazhuar një firmë mirëmbajtjen dhe pastrimin e përmendoreve. Paraprakisht, një grup zonjash ndërmori një aktivitet vullnetarë për pastrimin e përmendoreve. Pastrimi do të fillojë nesër./Telegrafi/