Pas erës së fortë që filloi të fryjë në Shkup këtë pasdite dhe bëri një kaos të vërtetë, ku në qytetin e Shkupit shfaq pluhur dhe ndotje të madhe e ajrit.
“Për shkak të erës së fortë në shumë lokacione të Shkupit janë evidentuar dhe pjesë të pemëve të rrënuara dhe në disa vende të njëjtat kanë bllokuar shtigjet e trotuareve dhe biçikletave. Ekipet nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjeve publike kanë dalur në teren dhe po i pastrojnë rrugët.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes përreth pemëve”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. /Telegrafi/