Në sheshin e “Ilindenit”, përgjatë rrugës deri tek “8 shtatori” në drejtimin “Manapo” në afërsi të qendrës tregtare “City Mall”, ditën e diel do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit.
Regjimi e përkohshme i komunikacionit është për shkak të vazhdimit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit. Në terren do të punojnë edhe grupi i Shoqatës aksionare GA-MA-Shkup.
“Bëjmë thirrje deri tek të gjithë përfaqësuesit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm në shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë dhe të respektojnë sinjalizimin në komunikacion”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.
Regjimi i përkohshëm në komunikacion do të vlejë deri në përfundimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në pjesën e sheshit “Ilinden”. /Telegrafi/