Si pjesë e iniciativës së re, Talsa në Oklahoma të SHBA-ve, ofron 10 mijë dollarë dhe shumë benefite tjera të gjithë atyre që vendosin të jetojnë në këtë qytet – për shkak se shumë vende pune pritet të hapen gjatë viteve të ardhshme.
Projekti i quajtur “Tulsa Remote” është themeluar nga fondacioni i familjes George Keiser, me qëllim që në këtë qytet të tërheqin ndërmarrës që janë të interesuar të zhvillojnë biznesin e tyre në këtë qytet, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që vendosin të zhvendosën në Talsa do të marrin 10 mijë dollarë gjatë një viti, fillimisht 2,500 për shpenzime ditore dhe ato të rilokimit, 500 në muaj dhe 1,500 për fëmijë e pjesa tjetër dorëzohet në muajin e 12-të.
Personat që arrijnë të përmbushin kriteret do të jetojnë në apartamentet luksoze, ku do të kenë 33 për qind zbritje të taksave ndaj shtetit. /Telegrafi/