Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur fitore të thellë ndaj Bosnjë-Hercegovinës të shtunën mbrëma në Freiburg me rezultat 7-0.
Freiburgu është një qytet që i sjell fat Gjermanisë, pasi sa herë luajnë në atë qytet dhe stadiumin Europa Park Stadium, gjermanët kanë fituar me rezultate të ‘çmendura’.
Duke parë të kaluarën, shohim se para ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, gjermanët luajtën katër herë në Freiburg dhe shënuan 29 gola të pabesueshëm.
Gjermania i shënoi tetë gola Lihtenshtajnit, ndërsa Malta, Kuvajti dhe Luksemburgu pësuan nga shtatë herë.
Në total, Gjermaniaka arritur të shënoj 36 gola në pesë ndeshjet e zhvilluara në Freiburg, derisa nuk kanë pranuar asnjë gol.
Sigurisht që Freiburgu mund të quhet qyteti më me fat për Gjermaninë, pasi ata kanë rezultate të pabesueshme në këtë qytet.
Gjermanët vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve dhe sot përballen me Hungarinë në Budapest me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/