Telegrafi

Qyteti që ka vetëm një arsye për të ekzistuar (Foto)

Norilsk u ndërtua dhe u popullua në fillim të shekullit të njëzetë për shkak të depozitave të mëdha minerare që kishte.

Por ky qytet në skaj të Siberisë, më shumë i ngjan një frigoriferi natyral, ku drita mungon për dy muaj në vit dhe e vetmja gjë që nuk mund të shohësh në këtë periudhë është dielli.

Dimri aty zgjat 280 ditë dhe reshjet e dëborës janë konstante, të shoqëruara nga stuhi dëbore që zgjasin mesatarisht për 180 ditë të vitit, përcjell javanews.

Zona ka një popullsi prej rreth 175 mijë personash dhe është e njohur për depozitat e saj të nikelit.

Në vitin 1936, Bashkimi Sovjetik ndërtoi atje një sërë kompleksesh metalurgjike dhe shumë prej fabrikave, në mos të gjitha, janë ndërtuar nga të burgosurit e Gulagut.

Rreth 500 mijë punonjës kanë punuar këtu dhe mijëra prej tyre kanë humbur jetën duke ngritur industrinë e Bashkimit Sovjetik.

Qyteti në fakt, ka vetëm një arsye për të ekzistuar dhe ajo është që të mbajë në këmbë kompleksin gjigant metalurgjik dhe minerar në botë. Kompleksi në fjalë i sjell Rusisë 2 për qind të GDP-së së vet.