Telegrafi

Qyteti “pushtohet” nga mijëra pulëbardha dhe vendasit nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë

Banorët në një qytet thonë se kanë mbetur “të trishtuar” pasi qyteti i tyre është ‘pushtuar’ nga 3,000 pulëbardha.

Njerëzit që jetojnë në Hyndburn, Lancashire – Angli, thonë se ndihen sikur po jetojnë në një film horror nga Alfred Hitchcock, ndërsa mijëra pulëbardha përshkojnë qytetin e tyre çdo ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Madje jashtëqitja e tyre po “mbulon” njerëzit, garazhet, shtëpitë dhe kopshtet dhe njerëzit ndihen sikur tani po “zhvlerëson” shtëpitë e tyre.

Gary Hough, 62 vjeç, është dikush që jeton në qytet dhe ai është shumë i shqetësuar.

Ai tha: “Duhet të ketë pasur 3000 pulëbardha mbi shtëpinë time të mërkurën e kësaj jave. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”. /Telegrafi/