Site icon Telegrafi

Qyteti i Pejës me dy klube në Superligën e basketbollit, Borea triumfon kundër Dritës

Klubi nga Peja, Borea, ka arritur që të mposht Dritën e Gjilanit edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të Play-Off të Ligës së Parë për t’u bërë skuadra kampione e kësaj lige si dhe për të siguruar Superligën për stinorin e radhës, 2017/18.

Borea ka mposhtur Dritën si mysafire me rezultat 68-100 për të arritur përfundimtaren 2-0 në seri dhe për të siguruar Superligën.

Me Borean, por edhe Pejën standarde në Superligë, qyteti i Pejës përsëri do t’i ketë dy ekipe në elitë të basketbollit, pasi që vite më parë kishte Besën aty, transmeton borozani.

Në anën tjetër, Drita nuk duhet të zhgënjehet. Ekipi gjilanas ka edhe një mundësi për të arritur Superligën.

Ajo tash duhet të luftojë përmes Play-Out ndeshjes ndaj ekipit të shtatë në Superligë, Kerasan Prishtinës, për të kërkuar Superligën.

Exit mobile version