Telegrafi

Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë për natën e Vitit të Ri (Video)

Moti i ftohtë nuk ka qenë pengesë për një numër të madh të qytetarëve të Ohrit që së bashku me një numër të madh të turistëve të dalin dhe të festojnë ardhjen e Vitit të Ri në sheshin Shën Kiril dhe Metodi.

të gjitha lokalet mbrëmë ishin të mbushura ku vëreheshin dhe shumë turist.

“Është fenomenale. Në Ohër është gjithçka e mirë dhe organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Vijmë disa herë këtu në Ohër dhe nuk do të vija më nëse nuk më pëlqente ky destinacion”, thotë një turist punëtor nga Mali i Zi.

Lexo po ashtu Përleshje fizike në Ohër, arrestohen shtatë persona në natën e Vitit të Ri

Gjatë natës së kaluar policia ka regjistruar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike, me çka ka ardhur deri tek përleshja në mes shtatë personave./Telegrafi/