Telegrafi

Qyteti nëntokësor (Foto)

Në Coober Pedy, afër autostradës Stuart, në Australinë Jugore, rreth 2,000 banorë jetojnë nën tokë, transmeton Klan Kosova.

Shkaku i temperaturave jashtëzakonisht të larta që shkojnë deri në 40 gradë celsius, banorët kanë krijuar një botë të nëndheshme, ku ke gjithçka, nga libraritë deri tek kishat.

Relievi kishte ardhur në këtë formë nga gërmimet e minatorëve, ndërsa sot disa nga kthinat janë kthyer në hotel nëntokësor të klasit të parë.

Po ndajmë disa fotografi për të treguar jetën në qytetin e çuditshëm.