Telegrafi

Qyteti meksikan bënë përzierjen më të madhe në botë të salsës ‘guakamol’

Ekspozita inauguruese e Avokados në një qytet meksikan përfshiu edhe thyerjen e një rekordi botëror Guinness, kur një ekip prej 300 kuzhinierësh përzien 4,970 kilogramë guakamol.

Ekspozita e Avokados në Periban, Michoacan, theu zyrtarisht Rekordin Botëror të Guinnessit për servirjen më të madhe të guakamol, një rekord i vendosur më parë nga një përzierje me peshë prej 3,787 kilogramëve në qytetin Tancitaro, Michoacan, në 2018, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Pjata përfshinte më shumë se 10 ton avokado të rritura në Periban, si dhe qepë, domate, piper serrano, lime dhe cilantro (barishte nga familja e majdanozit).

Asnjë gjyqtar i rekordeve botërore Guinness nuk ishte i pranishëm për ngjarjen, por organizata ishte në gjendje të verifikonte rekordin nga larg përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/